(VIDEO) Në Aeroportin e Shkupit konfiskohen mbi 43 kg ar me vlerë 2.3 milionë euro

(VIDEO) Në Aeroportin e Shkupit konfiskohen mbi 43 kg ar me vlerë 2.3 milionë euro

Zyrtarët e Doganave të Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orët e vona kanë sekuestruar mbi 43 kilogram stoli ari në vlerë prej rreth 2.3 milionë euro, njoftoi drejtoresha e doganave Sllavica Kutirov. Ajo njoftoi se personi në valixhet e të cilit ishin gjetur stolitë e arit ishte shtetas i Republikës së Serbisë dhe kishte ardhur nga Stambolli në Shkup.

SLLAVICA KUTIROV, DREJTORESHË E DOGANAVE NË RMV

“Ky është një seukestrim rekord i arit, i cili vlerësohet rreth 2.3 milionë euro.  Në valixhen e tij dhe çantën e dorës janë gjetur lloje të ndryshme të arit, i paketuar në qese të najlonit në mes të së cilave  ka pasur edhe aksesorë të arit të bardhë me diamant me çertifikata. Personi më parë është drejtuar në kanal të gjelbërt dhe nuk e ka lajmëruar mallin. Personi dhe ari janë të ndaluar përkohësisht dhe momentalisht po zhvillohet hetimi”.

Kutirov njoftoi se në hetim janë përfshirë sektori për kontroll dhe hulumtim dhe sektori për përgjegjësi profesionale i doganave. Ajo theksoi se drejtoria e doganave janë të fokusar në luftën kundër kriminalitetit dhe ndalimin e tregtisë ilegale. Kutirov njoftoi se në vitin 2022 ka rritje të dyfishtë të numrit të rasteve të ndalimit të tregtisë ilegale në të gjitha kategoritë në krahasim me vitin 2021. Në  vitin 2022 ka pasur 140  raste të sekuestrimit ku janë sekuestruar  mbi 8 tonë drogë  dhe substanca psikotrope, deviza ari  dhe mall me  akcize  në vlerë prej mbi 2 milionë euro, tha drejtoresha e doganave Sllavica Kutirov.

Medina Ajeti  /SHENJA/

MARKETING