(VIDEO) Në 10 qytete testim falas për hepatitin dhe sidën

(VIDEO) Në 10 qytete testim falas për hepatitin dhe sidën

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me klinikat e gastroenterohepatologjisë dhe sëmundjeve infektive dhe qendrën “Hepar” nga Manastiri ka nisur fushatë për skrining falas dhe anonim për sëmundjet infektive hepatitis B, hepatitis C dhe HIV në kuadër të shënimit të ditës botërore të luftës kundër hepatitis. Mjeku Stefan Pejkovski tha se qëllimi I këtij projekti është zbulimi dhe trajtimi I hershëm I këtyre sëmundjeve, për të cilat tha se mund të përfundojnë me pasoja fatale.

STEFAN PEJKOVSKI, MJEK

Ky është program oficial i skriningut, qëllimi i këtij skriningu është detektimi dhe preventimi i hershëm në sëmundjet e mushkërive, bëjmë skrining për viruset hepatitis B dhe C, skrinign për HIV dhe fibrosken qe është metodë për matjen e dëmtimit të mëlçisë etj. I ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të vijnë për këto skrininge”.

Milan Mishkoviq nga qendra “HEPAR” tha se ajo që mungon ne vend është terapia per hepatisis B dhe se pacientët këtë terapi e pranojnë vetëm në klinika private, por theksoi se ministria e shëndetesise e ka miratur programin lidhur me këtë dhe se tani presin nga fondi per sigurim shendetesor të sigurojë prani në listat pozitive.

MILAN MISHKOVIÇ, PËRFAQËSUES I QENDRËS “HEPAR”

Sot shënohet dita botërore e luftës kundër hepatitis, njëra nga sëmundjet e cila shkakton kancer në mëlçi, kështu që këtë vit në ministrinë e shëndetësisë në bashkëpunim me klinikën për gastroenterohepatologi është formuar komision dhe program special, me qëllim që kjo grupë e pacientëve të kenë trajtim dhe kujdes të merituar”.

Nga Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve të përfshihen aktivisht në fushatën, që synon zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Fushata do të zbatohet në gjithsej 10 qytete, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet serioze të mëlçisë, siç janë hepatiti, cirroza, mëlçia yndyrore dhe kanceri i mëlçisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING