(VIDEO) Ndryshimet në kodin penal, Siljanovska: Bëhet fjalë për zgjidhje kalimtare

(VIDEO) Ndryshimet në kodin penal, Siljanovska: Bëhet fjalë për zgjidhje kalimtare

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, tashmë i ka nënshkruar ndryshimet e Kodit Penal, të cilat të mërkurën u miratuan në Kuvend, e për të cilat opinioni ekspert pati një sërë vërejtjesh, veçanërisht lidhur me veprat penale dhe sanksionet për funksionarët. Platforma e organizatave qytetare i kishte dërguar shkresë presidentes duke kërkuar që ajo të vendoste veto ndaj këtyre ndryshimeve. Megjithatë, Siljanovska i ka nënshkruar ndryshimet dhe sqaroi se ka vërejtje në pjesën e dënimeve për funksionarët, por se këtë e konsideron vetëm si një zgjidhje kalimtare.

GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA, PRESIDENTE

Nëse i analizoj zgjidhjet në raport me ndryshimet e vitit 2023, të cilat ishin katastrofale, kjo është një hap përpara. Jo të gjitha janë të mira, por pres që të miratohet një Kod i ri Penal. E di se mbi të punon një grup i kualifikuar dhe përfaqësues të BE-së dhe se kjo është një zgjidhje kalimtare”.

Siljanovska tha se Maqedonia e Veriut ka shumë arsye për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa tha se shtetet të cilat kërkojnë që të bëhen ndryshimet kushtetuese, ata vet nuk i respektojnë Kriteret e Kopenhagës.

GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA, PRESIDENTE

Ne nuk i shkelim të drejtat e piakicave, as të drejtat e njeriut, përkundrazi e kundërta, shtetet të cilat kërkojnë nga ndryshime kushtetuese nuk i respektojnë Kriteret e Kopenhagës. Prandaj, ne jemi gati për bisedime, jemi gati për dakordim, por mendojmë se precedenti në rastin tonë, do të sjell sfida dhe precedentë të reja, por ajo nuk nuk e mirë për Bashkimin Eropian”.

Ndërkohë sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup, u mbajt raportimi për gatishmërinë luftarake të Ushtrisë për vitin 2025 para presidentes dhe Gordana Siljanovska-Davkova, ku morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, si dhe gjeneralët e Ushtrisë. Presidentja vlerësoi se Ushtria e Maqedonisë është një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe më të besueshme të shtetit dhe një faktor i rëndësishëm i sigurisë rajonale dhe kolektive.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING