(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Kuvendi po e pret materialin

(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Kuvendi po e pret materialin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i gatshëm që në çdo moment të fillojë procedurën për ndryshime kushtetuese, tha sot në një konferencë për media kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Nga momenti i paraqitjes së tyre në Kuvend nga propozuesi deri në momentin e përcaktimit të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës, nevojiten 30 ditë. Tani për tani, siç thotë ai, nuk ka njoftim se kur mund të hyjnë në procedurë parlamentare ndryshimet kushtetuese.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR  

“Kuvendi është i gatshëm në çdo moment kur veprojnë institucionet kompetente, pra propozuesit e autorizuar, ne jemi të gatshëm të veprojmë sipas procedurave dhe afateve të parapara në Rregullore”.

Reth dilemës se është  vështirë se do të arrijnë deri në gusht, Xhaferi tha se nuk është problematike nëse do të arrijnë deri në gusht apo kur do të që të  arrijnë , pyetja është se kur do të marrin materialin. “Nuk varet nëse do të jetë korrik apo gusht, shtator. Afatet fillojnë kur të mbërrijnë materialet” theksoi Xhaferi. Ai shpjegoi gjithashtu kohëzgjatjen e fazave të para të ndryshimeve. “Në fazën e parë, nga pranimi deri në seancë duhet të kalojnë 30 ditë. Dhe në vetë seancën debati zgjat 10 ditë”, ka sqaruar Xhaferi.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING