(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, partitë vazhdojnë me akuza

(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, partitë vazhdojnë me akuza

Zv/kryeministri për çështje evropian dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq tha se gjëja më e rëndësishme për momentin është zhvillimi i tre udhërrëfyesve që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, ku përfshihet plani i veprimit për minoritetet, më pas forcimi i demokracisë dhe krijimi i një administrate profesionale në shërbim të qytetarëve. Zëvendëskryeministri Mariçiq pret që deri në fund të vitit të përfundojnë të gjitha obligimet e planifikuara në mënyrë që, siç thotë ai, të bëhet një paketë e vendeve që do të hyjnë në procesin e zgjerimit.  Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai ka theksuar se qeveria nuk ka ndërmend të ndalet me atë proces dhe në periudhën e ardhshme deri në nëntor do të pasojnë bisedime intensive politike, si dhe vizita shtesë nga politikanë të huaj.

Në ndërkohë ministri I Jashtën Buhjar Osmani tha se mungojnë edhe 8 deputetë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkaq,  opozitarja VMRO-DPMNE e quajti pushtetin se po vepron si një orkestër e pasinkronizuar.

VMRO-DPMNE

“Çdo dalje e Bujar Osmanit në skenën publike është më qesharake dhe më kontradiktore se ajo e mëparshmja. Një herë thoshin se kanë shumicën për ndryshime kushtetuese, ndërsa tani thonë se u mungojnë vetëm 8 deputetë.  Talat Xhaferi thotë se ndryshimet kushtetuese mund të mos votohen në gusht, Bujar Osmani thotë tjetër gjë. Ata duken si një orkestër e pasinkronizuar. Lërini të ulen dhe të pajtohen së pari në mes tyre”.

Sipas VMRO-së sa herë që Kovaçevski, Osmani apo Mariçiq dalin në publik dhe flasin me nervozizëm për ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë e më larg.

VMRO ende vazhdon të këmbëngulë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa  LDM ka akuzuar VMRO-në dhe liderin e saj Mickoskin se kanë plan tjetër për Maqedoninë e Veriut dhe jo integrimin në BE.

Tabelë: LSDM

”Agjenda maqedonase është evropiane dhe agjenda evropiane është edhe agjenda maqedonase dhe i vetmi që i vë në konflikt është Hristijan Mickoski. Për herë të parë pas 32 vitesh pavarësi, kur qytetarët vendosën që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, një politikan thotë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e Maqedonisë, që do të thotë se ai ka disa plane tjera për integrimin e vendit”.

LSDM thekson se vazhdimi i rrugës evropiane të shtetit kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat janë pjesë e kornizës negociuese, të harmonizuara ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe të pranuara nga kuvendi maqedonas i politikanëve të partive të ndryshme politike.

/SHENJA/

 

MARKETING