(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, kryeministri thotë se na duhet model që do të na çojë në BE

(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, kryeministri thotë se na duhet model që do të na çojë në BE

Mendoj se duhet të vazhdojmë me modelin maqedonas, është obligim i të gjithë partive politike të përkrahin vendimet strategjike të shtetit  dhe këto nuk duhet jenë lëndë të politikës ditore. Kështu deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i pyetur për modelin kroat për ndryshimet kushtetuese, të propozuar nga VMRO-DPMNE-ја. Kovaçevski tha se vendit i nevojitet model autokton që do të mundësojë anëtarësimin e vendit në BE.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Opozita kërkon model kroat, një parti tjetër përmendi modelin zviceran, por neve na duhet një model që do t’i përshtatet shoqërisë së Maqedonisë së Veriut dhe ligjeve tona. Unë jam pro miratimit të amendamenteve kushtetuese që do të hapin klasterët dhe do të na bëjë shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe me kulturë dhe identitet të mbrojtur”

Ndërsa, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, gjatë konferencës së përbashkët me Kovaçevskin, tha se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen nga institucionet përkatëse në vend, por është mirë që të marrin mbështetje nga të gjitha partitë politike dhe nga populli.

Andrej Plenkoviq, kryeministër kroat

“Ajo që unë mendoj se do të ishte mirë është që të arrihet një konsezus që të gjithë mundë të qëndrojnë pas. Pas ë cilës, mbi të gjitha,mund të qëndrojë populli dhe përfaqësuesit e tij politik, dhe sipas bindjes sime të thellë, që e kam ndjekur procesin tuaj për gati 30 vite, do të zvogëlojë zhgënjimet dhe do të eliminojë padrejtësitë që i ndodhin Maqedonisë së Veriut”

Ndërkaq, kryeministri e refuzoi propozimin e liderit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hrsitijan Mickoskit, i cili bëri thirrje për takim liderësh ose duel televiziv në lidhje me modelin kroat. Kovaçevski tha se nuk duhet të ketë takim të liderëve sepse dihen qëndrimet e secilit, ndërsa shtoi se debati për ndryshimet kushtetuese nuk zhvillohet vetëm në media.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING