(VIDEO) Ndotja, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik nuk duhet të shkojnë në punë

(VIDEO) Ndotja, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik nuk duhet të shkojnë në punë

Në qytetin e Shkupit hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për parandalim e rritjes së ndotjes së ajrit. Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi që koncentrimi i shtuar i grimcave PM 10 gjatë dy ditëve të fundit rradhazi, ka kaluar pragun e alarmit për ndotjen e ajrit.

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

“Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, rekomandohet që punëdhënësit të përjashtojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut amë. Rekomandohet riorganizimi i orarit të punës dhe personat që punojnë jashtë duhet të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00”.

Gjithashtu pjesë e rekomandimeve është që të mos organizohet aktivitete sportive dhe të tjera jashtë si dhe të sigurohen rritje të aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore.

Për sa I përket masave, theksohet se Qeveria duhet të obligojë të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore të reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare si dhe të sigurojnë kufizimin e punimëve të ndërtimit.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka bërë të ditur se asnjë komunë në vend deri më tani nuk ka dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor plan veprim afatshkurtër, i cili do të ishte në funksion të marrjes së masave për uljen e ndotjes së ajrit gjatë tejkalimit të vlerave të lejuara.

Përndryshe, ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka bërë thirrje për masa parandaluese dhe se nga viti i ardhshëm, theksoi se do të bëhen qasje shumë dinamike me masa rigoroze së bashku me ministritë dhe institucionet e tjera. /SHENJA/

MARKETING