(VIDEO) Ndodh edhe kjo, banorët e Hasanbegut paguajnë ujin që nuk e kanë

(VIDEO) Ndodh edhe kjo, banorët e Hasanbegut paguajnë ujin që nuk e kanë

Në shekullin 21, uji i pijshëm duhet të jetë një e drejtë bazë dhe jo një luks. Por në fshatin Hasanbeg të Shkupit, kjo e drejtë është shndërruar në një betejë të përditshme. Uji që del nga çezmat shpesh është i ndotur, me ngjyrë balte, e i papërdorshëm për konsum njerëzor. Banorët detyrohen të mbushin bidona nga zona të tjera për të përballuar nevojat më bazike të jetës – si ushqimi, pastrimi dhe higjiena. Veçanërisht, banorët e asaj zone për tv-shenja thonë që edhe pse uji mungon prej kohësh faturat nuk kanë të ndalur dhe vazhdojnë të vijnë rregullisht, për këtë problem, ata thanë që janë të njoftuara edhe institucionet përkatëse por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Banor:

Ne jemi pa ujë në Hasanbeg, këto do të thonë që, \po vaditin bafqen, po vaditin parqet e gjëra të tilla por as dimrit nuk kemi ujë të pijshëm në katunin Hasanbeg. \ edhe nuk është i pastërt.\ ne për të pirë dhe për të gatuar shkojmë nëpër fshatrat malore, në fshatin Brezë mbushim ujë dhe atë e përdorim për pije dhe për gatime, se prej këtu i vjen era. \ Shumë vjet ne furnizohemi prej katuneve malore për të pirë dhe për të gatuar. \\hiq hiq hiq kurrë nuk na ka kthyer përgjigje. \\ Shumë herë kemi bërë kërkesa tek Danella Arsovska por Danella Arsovskës nuk i interesojnë fshatrat, katunet shqiptare. \\\ Po po faturat na vijnë, fatura na ka ardhur, e fundit tash, 1200 denarë, nuk e di si na vijnë ato faktura neve, \ ne ujë nuk kemi fakturat na vijnë”.

Shekulli 21 dhe mos të ketë ujë është absurde’, thotë një tjetër banore, nga ku shtoi se uji është thelbësor dhe pa të nuk mund të funksionojë shtëpia. Ajo tha se detyrohen të vendosin gypa dhe të marrin një sasi uji prej tokës por që as ajo nuk është e pastërt për të funksionuar. Madje përveç ujit ajo bëri të ditur që përballen edhe me mungesën e rrymës.

Banore:

Vjen vonë, dy tre orë, \pa ujë si pikë e parë nuk ka çfarë të bëjë njeriu, nuk funksionon banjo, nuk funksionon makina e enëve, e larjes, domethënë shekulli 21 me vujt për ujë ose rrymë, gjithashtu edhe rryma shpesh ndalet. \shekulli 21 dhe mos me pasë në ditë të sodit pikën e ujit është absurde ‘pra edhe ky ujë pak që është, nuk është i pastër’ nuk është i pastër jo, \\ pa ujë nuk ke çfarë fillon, nuk fillon dita se nuk ke larje nuk ke gatim nuk ke azgjë pa ujë nuk pregaditet as nuk bëhet, dhe kështu që e marim prej tokës e vendosim një motor, vetëm sa për,..edhe ai nuk është i pastër hiq nuk është i pastër , ‘ a i keni njoftu institucionet për këtë problem’ janë njoftuar por kot është, \kërkesa ka sa të duash ‘cila ështëpërgjigjja e tyre’ përgjigjja e tyre, asnjëlloj përgjigje \po do të ketë, do të lëshohet do të bëhet mirë, me vite, me vite të tëra është ky problem , votat i kërkojnë mirëpo domethënë rreagim nuk ka azgjë”.

Edhe një tjetër banor thotë se faturat vazhdojnë të paguhen rregullisht për ujin e ndotur.

Banor:

Jo ujë nuk kemi, probleme kemi shumë me ujin, \ nuk është i pijshëm hiq. \ i kemi ato gypat që i kemi në tokë të vendosura, prej aty marim ujë. ‘Për sa vite ka ndodh’- për shumë vite, shumë vite, \ kërkesa kemi bërë shumë, ato fakturat na vijnë të ujit, i paguajmë por ujë nuk kemi azgjë, ‘ju fakturat vazhdoni rregullisht ti paguani’ po po rregullisht rregullisht, ‘ ujë asnjëher nuk keni’ jo, ja shikoje po të duash .. nuk ka shancë të kesh as lart as poshtë ujë hiq hiq”.

Ndërsa ditët kalojnë nevoja për furnizim me ujë të pastër sa vje dhe shtohet, banorët thonë që në vend të premtimeve nga funksionarët kërkojnë ujë dhe shpresojnë që zëri i tyre të mos mbetet në heshtje.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING