(VIDEO) Ndërtimtarët ankohen se shteti nuk i ndihmon të zhvillohen

(VIDEO) Ndërtimtarët ankohen se shteti nuk i ndihmon të zhvillohen

Nga viti 2013 nëse ndërtimtaria ka marrë pjesë në bruto prodhimin vendor me 7.1% në 16.6 miliard denarë investime kapitale, vitin e kaluar, pra në vitin 2023 në investime kapitale rekorde në vlerë prej 43.5 milionë denarëve ndërtimtaria merr pjesë vetëm me 5.5% të BPV-së, deklaroi kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë Andrea Serafimovski pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe tha se ky është një stagnim në ndërtimtari.

ANDREA STEFANOVSKI, KRYETAR I SHOQATËS SË NDËRTIMTARISË

Ndërtimtaria ka stagnuar, në vend që shteti të krijojë kushte më të mira në sferën e ndërtimtarisë, ai i ka braktius pa iu ofruar ndihmë. Kemi konstatime të cilat na brengosin. Konstatimet janë se nga viti 2013 deri në vitin 2023 rroga minimale është rritur për 118% ndërsa mesatarja për 110%. Nga 2013-2023 investimet kapitale janë ritur nga 16.6 miliard janë rritur në 42.5miliard denarë. E gjithë kjo nuk ka ndihmuar të zhvillohet ndërtimtaria”.

Stefanovski thekoi se resurset njerëzore vazhdimisht janë në mungesë dhe se të rinjt; nuk kanë interes ta zgjedhin ndërtimtarinë si profesion.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING