(VIDEO) Ndërtimet pa leje, MPB “merr” dokumente nga komuna e Çairit

(VIDEO) Ndërtimet pa leje, MPB “merr” dokumente nga komuna e Çairit

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Departamenti kundër krimit të organizuar më 23 korrik kanë sekuestruar dokumentacion nga komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për ndërtimet e paligjshme për të cilat kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur alarmin për një kohë të gjatë.

Këtë e kanë konfirmuar nga MPB duke thënë se aksioni është bërë me urdhër të Prokororisë. Thonë se qëllimi është ndjekja penale e krimit të organizuar dhe korrupsionin.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Më 23 korrik 2025, në bazë të një Urdhri të gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarë të MPB-së nga Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Brendshme sekuestruan dokumentacion nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”

Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Çairt nga ku për TV Shenja kanë deklaruar se dokumentet autoriteteve policore u janë dorëzuar në kohë.

KOMUNA E ÇAIRIT

Nga ana e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së janë kërkuar Rregjistrat e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Komuna e Çairit, në afatin e duhur ua ka dorëzuar Rregjistrat e kërkuar”.

Për aksionin kohë më parë kishte paralajmëruar edhe numri një i policisë, Pançe Toshkovski. Madje, ai kishte paralajmëruar edhe rënimin e ndërtesave të paligjshme në rast se në Çair ka të tilla.

Ndryshe, “luftën” me ndërtimet pa leje e filloi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila dorëzoi në Prokurori dokumentacione përmes të cilave pretendon se janë legalizuar objeket që janë ndërtuar pa leje në Çair.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING