(VIDEO) Ndarjet në AKI, VLEN: Nuk gëzohemi kur të tjerët shkatërrohen!
Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga kaolicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, vazhdon të komentohet nga koalicioni oponentët e VLEN.
Sipas VLEN-it, situata aktuale vetëm sa konfirmon paralajmërimet e bëra më herët se ky projekt politik ishte i ngritur mbi baza të brishta dhe interesa personale.
Në reagimin e tyre, VLEN deklaron se opozita shqiptare sot ngjan si një çadër e vjetër që çahet sapo fryn era.
Shtojnë se shqiptarët meritojnë seriozitet, jo eksperimente të dështuara me shirit ngjitës.
VLEN
‘’Gur më gur, figurë pas figure. Ikja e Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës, Krenar Llogës dhe braktisja e Ziadin Selës janë vetëm simptoma të një strukture të ndërtuar mbi interesat e individëve, jo mbi interesin e qytetarëve. VLEN nuk gëzohet kur të tjerët shkatërrohen, por është e qartë se një opozitë që bëhet copa-copa e dëmton sistemin politik dhe e lë qytetarin pa alternativë“.
Ndryshe, dit më parë Aleanca për Shqiptarët konfirmoi largimin nga koalicioni opozitar i quajtur AKI. Nga krahu i Selës njoftuan se do të veprojnë si parti në vete. Ky veprim aso kohe u komentua nga Arben Fetai, ish bashkëpunëtor i Selës po edhe i Taravarit, tanimë zv. Kryeministër në Qeverinë VMRO-VLEN. Ndërkaq, Blerim Bexheti deputet i BDI-së tha se pavarësisht largimit nga AKI, ASH-ja e Selës do të vazhdojë të veprojë si opozitë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

