(VIDEO) Ndahen çmime në forumin “Personalitetet të shquara nga Rumelia”

Në Shkup, u zhvillua ceremonia e dytë ndërkombëtare e ndarjes së “Çmimeve për të Drejtat e Njeriut dhe Kulturën”, një ngjarje e veçantë e dedikuar personaliteteve me ndikim në hapësirën e gjerë të Rumelisë.
MARKETING
Forumi “Personalitetet të shquara nga Rumelia” që jetojnë në Turqi është themeluar në vitin 2021 në Stamboll të Republikës Türkiyes, ku themeluesit e saj janë: shkupjani Melek Aras (ish-kryetar i RUTEV-it), ish-kryetari i komunës së Bursës, Rexhep Alltepe, filantropi Bajram Vardar, Ismail Jëlldëz – kryetar i Fondacionit për Kulturë dhe Solidaritet Turko-Shqiptar,
dhe shumë emra të shquar të jetës kulturore nga Turqi.
Ceremonia e parë ndërkombëtare u mbajt në Stamboll më 10 tetor 2023, ndërkaq ceremonia e dytë është mbajtur mbrëmë në Shkup, me ç’rast shumë personalitete të shquara nga vendet e Ballkanit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Greqia, Mali i Zi, Sanxhaku, Rumania dhe Bullgaria, ishin pjesëmarrës dhe fitues të “Çmimeve për të Drejtat e Njeriut dhe Kulturën”.
Forumi mbrëmë u organizua në prani të një numri të madh të të ftuarve nga Maqedonia e Veriut, vendet e rajonit si dhe Turqia, përfaqësues nga fusha të ndryshme si kultura, shoqëria civile, arsimi dhe politika. Ngjarja ishte një platformë për të nderuar figura që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në forcimin e vlerave demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Ballkan.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe zëvendëskryeministri I Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili mbajti një fjalim rasti ku theksoi se paqja dhe bashkëpunimi kulturor nuk ndodhin vetëvetiu.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
‘’Ato vijnë si rezultat i përpjekjeve të ndërgjegjëshme i kapërcimit të paragjykimeve dhe i gatishmërisë për të dalë përtej qëndrimeve të ngurta. Kërkojmë vullnet për të dëgjuar tjetrin për të kuptuar dhe për të bashkëjetuar me dinjitet dhe respekt te drejtat e njeriut nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen nga padrejtësia ato janë te lidhura ngushte me mundësinë për të qenë pjesë e plotë e jetës publike për të ndërtuar për të kontribuar për të qenë i pranishëm i ndëgjuar dhe i vlerësuar”
Përpos çmimit që mbrëmë si personalitet i shquar kishte marrë akademiku i njohur boshnjak, Ferid Muhić, për vitin 2025, juria vendosi të nderojë dy personalitete të shquara edhe nga Maqedonia e Veriut: zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe kryetarin e shoqatës “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki.
Prof. Baki njihet gjerësisht për kontributin e tij në jetën akademike, shoqërinë civile dhe angazhimet e tij në sferën publike e politike. Të dy laureatët u vlerësuan për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e vlerave kulturore në shoqëri.
Ngjarja përfundoi me ndarjen e çmimeve dhe një program kulturor, duke përçuar mesazhin e bashkëjetesës, solidaritetit dhe respektit për diversitetin kulturor që e karakterizon historinë e Rumelisë. /SHENJA/