(VIDEO) Naqe Georgiev nuk është më gjykatës suprem, Këshilli Gjyqësor e shkarkoi nga detyra

(VIDEO) Naqe Georgiev nuk është më gjykatës suprem, Këshilli Gjyqësor e shkarkoi nga detyra

Naqe Georgiev, i cili të enjten e pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg për marrje ryshfeti, nuk është më gjykatës suprem. Pa debat, Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme urgjente konfirmoi ndërprerjen e detyrës së tij.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, tha se edhe pse gjykatësi Georgiev ka deklaruar se është i pafajshëm, është vërtetuar se askush dhe as ai nuk ka mundur t’i kundërshtojë faktet dhe provat.

Vesna dameva, kryetare e këshillit gjyqësor

Unë nuk do të përfshihem në komentimin e vendimit të gjykatës dhe në komentimin e masës së dënimit, por dua të dërgoj një mesazh dhe apel që qytetarët të mos kenë frikë të denoncojnë çdo aktivitet korruptiv. Të raportojnë sa herë që gjykatësi ose ndërmjetësi i kërkon ryshfet ose ndonjë veprim tjetër ose nëse i kërkohet ndonjë favor tjetër për ndikim të paligjshëm ose marrjen e një vendimi gjyqësor. Besoni se ne gjithmonë do ta sanksionojmë një rast të tillë. Jam e bindur se jemi gati t’i sanksionojmë të gjitha këto dhe me këtë nuk do të lejojmë gjykatës të korruptuar që fundosin dhe shkelin drejtësinë”.

 

Sipas Ligjit për Gjykatat, mandati i gjyqkatësit përfundon nëse, ndër të tjera, ai dënohet me burg intenziv së paku gjashtë muaj. /SHENJA/

 

MARKETING