(VIDEO) Murtezani: 150 institucione dhe 800 ekspertë do të përgatisin pozicionet negociuese

(VIDEO) Murtezani: 150 institucione dhe 800 ekspertë do të përgatisin pozicionet negociuese

150 institucione dhe mbi 800 ekspertë nga administrata, do të marrin pjesë në përgatitjen e pozicioneve negociuese, në procesin e integrimit të vendit në BE, ka deklaruar ministri për çështje europiane Orhan Murtezani, në preskonferencën e sotme kushtuar aktiviteteve të këtij resori për 1 vit qeverisje. Murtezani theksoi se kanë reviduar strukturën negociuese, në linjë me riorganizimin e ri të organeve të administratës shtetërore, duke marrë parasysh edhe risitë në negociatat e aderimit, me synim përforcimin e dialogut me BE-në.

MARKETING

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE

Ministria për Çështje Evropiane është institucioni i cili ka rol kryesor koordinues në mekanizmin nacional për koordinimin e procesit të integrimit, por i njëjti përfshin mekanizëm prej rreth 150 institucioneve dhe mbi 800 ekspertëve nga administrata, të cilët do të marrin pjesë në përgatitjen e pozicioneve negociuese. Të gjitha këto i bëjmë duke u përqëndruar në thelb, ndërsa ato janë reformat”.

I pyetur në lidhje me çështjen me Bullgarinë dhe bllokadën politike, Murtezani tha se procesi i integrimit të vendit në BE nuk ka të bëjë vetëm me veton bullgare, duke theksuar se ai ka shumë segmente dhe është proces që vazhdon. “Vetoja bullgare nënkupton një pengesë për hapjen e negociatave sipas kornizës negociuese. Ajo në të cilën jemi fokusuar në Planin e Rritjes është sepse BE-ja, përmes kësaj kornize, u siguron qytetarëve të Ballkanit Perëndimor qasje në shërbime që ishin ekskluzivisht për shtetet anëtare të BE-së. Prandaj, pa u bërë anëtare, qytetarët e vendeve kandidate mund të jenë pjesë e këtyre përfitimeve, tha Murtezani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING