(VIDEO) Mungesa e transportit publik, Janevska: Nuk lejohet që të pengohet e drejta e nxënësve për t’u arsimuar

(VIDEO) Mungesa e transportit publik, Janevska: Nuk lejohet që të pengohet e drejta e nxënësve për t’u arsimuar

Mungesa e qarkullimit të autobusëve urban, vetëm sa shkon dhe e bënë gjendjen më të rëndë sa i përket transportit. Një ndër grupet që më së shumti e pësojnë janë nxënësit, të cilët në mungesë të autobusëve i humbin orët e mësimeve. E për këtë ka folur sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila tha se nuk lejohet që të pengohet e drejta themelore e nxënësve për t’u arsimuar për shkak të mos organizimit të transportit .

VESNA JANEVKSA,MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Supozoj se nxënësit dhe prindërit po bëjnë më të mirën që munden, përkatësisht po organizohen që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, por edhe mësimdhënësit kanë mirëkuptim në lidhje me këtë që po ndodh. Situata është shumë e keqe dhe është e turpshme që në kryeqytetin e Maqedonisë të ju mohohet e drejta e nxënësve për arsim adekuat, të garantuar me Kushtetutë”.

Janevska shpreson se autoritetet e qytetit do ta marrin seriozisht këtë situatë dhe urgjentisht do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme. Ministrja theksoi se gjithashtu i mbështët studentët të cilët paralajmëruan se do t’i bashkohen protestës para Qytetit të Shkupit, nëse nuk zgjidhet problemi me transportin e qytetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING