(VIDEO) Mungesa e Badenterit, Mexhiti: BDI ta votojë edhe Inspektoratin e Gjuhëve

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i ka bërë thirje BDI-së që të votojë ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Gjuhëve me qëllim që siç thotë ai të punësuarit në inspektorat t’i marrin rrogat të cilat i presin për 6 muaj. Mexhiti theksoi se ekziston marrëveshje politike sipas së cilës pas miratimit të ndryshimeve ligjore Inspektorati i Gjuhëve do të vendoset nën kompetenca të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.
MARKETING
IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I QEVERISË
“Nëse këto ishin të gatshëm të votojnë riorganizimin e Qeverisë në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, mendoj që nuk do të kenë arsye të mos votojnë Inspektoratin e Gjuhëve të zgjidhet pra njëherë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe mandej që të marrin rrogat e rregullta dhe mandej ashtu siç ka marrëveshje politike, Inspektorati të kalon në Agjencinë e Gjuhëve dhe për herë të parë Inspektorati i Gjuhëve të merr formën si të gjitha inspektoratet tjera, sepse deri më tani Inspektorati i Gjuhëve ka funksionuar vetëm formalisht. Prej themelimit e deri sot ka vetëm një gjobë edhe atë vetëm një gjobë në kohën tonë para dy muajsh në Tetovë”.
Mexhiti tha se marrëveshja është që fillimisht badenteri të kalojë në parlament dhe pastaj do të kalojë në agjencinë e gjuhëve dhe se e njëjta ka të bëjë edhe me disa çështja të tjera që janë në interes të shqiptarëve.
Të punësuarit në Inspektoratin e Gjuhëve për gjysmë viti akoma nuk kanë marë paga. Ata nëpërmjet pres konferencave kanë shprehur zhgënjimin dhe kanë paralajmëruar protesta në rast të mos zgjidhjes së këtij problemi.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/