(VIDEO) Muhamed Murtezi, bartës liste i VLEN-it në Çair

Pasi zyrtarizuan shumicën e kandidatëve për kryetar komunash, VLEN ka filluar në mënyrë sporadike t’i publikojë edhe emrat e kandidatëve për këshilltarë komunal.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njëherit edhe kandidat për kryetar komune ka njoftuar se bartësi i listës për Çairin vjen nga sektori civil dhe është figurë mbi-partiake dhe vlerë e shtuar për koalicionin. Ai tha se listës së VLEN-it do t’i prijë Muhamed Murtezi i cili vjen nga sektori civil dhe ka një bagazh të madh me vepra në shërbim të shoqërisë.
IZET MEXHITI, KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE
Bartës i listës do të jetë DR.Muhamed Murtezi që është afër meje, njeriu që është jashta politikës është vlerë e shtuar e VLEN-it . Pra VLEN diku del me kandidat për kryetar komune të pavarur në këtë rast me Muhamed Murtezin i cili vjen nga sektori civil, ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe prandaj do të jetë vlerë e shtuar e VLEN, në Çair.
Murtezi është bartësi i parë të cilin e zyrtarizoi VLEN, ndonëse pritet që brenda pak ditësh ti konfirmojnë edhe emrat e kandidatëve për kryetar komune në Gostivar, Çashkë, Vrapçisht dhe Studeniçan. Përdallim nga VLEN, Fronti Europian apo Aleanca Kombëtare për Integrim, deri më tani ka zyrtarizuar vetëm Bujar Osmanin si kandidat për kryetar komune dhe pritet ditëve në vijim të konfirmojë edhe bartësin e listës për këtë komunë.
Mevludin Imeri /SHENJA/