(VIDEO) MSH ia dorëzoi prokurorisë raportet për Dhomën e Stomatologëve

(VIDEO) MSH ia dorëzoi prokurorisë raportet për Dhomën e Stomatologëve

Pas bujës së madhe që u shkaktua nga marrja e kompetencave Dhomës së Stomatologëve, raportet e komisioneve lidhur me punën e Dhomës së Stomatologëve, Ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar në Prokurorinë Publike për shqyrtim dhe veprim të mëtejshëm.

Ministria e Shëndetësisë

Janë dorëzuar tre raportet për punën e komisionit për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimtarisë në ushtrimin e autorizimeve publike të Dhomës së Stomatologëve, nga datat 25.02.2025, 15.05.2025 dhe 21.05.2025. Si shtesë, është dorëzuar edhe njoftimi për Dhomën e Stomatologëve, nga data 11.03.2025, si dhe shkresa dhe dokumentacion nga sektori i kujdesit shëndetësor stomatologjik”.

Ata shtojnë se në lidhje me procedurën për marrjen ose rinovimin e licencës së mjekëve stomatologë, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka marrë përkohësisht kompetencat, kujtojnë se mjekët mund të dorëzojnë dokumentacionin në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë, tek sektori për kujdesin shëndetësor stomatologjik.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dy javë më parë solli vendim për t’ia marrë kompetencat Dhomës së Stomatologëve, nën arsyetimin se kontrollet në dokumentacionet e tyre kanë treguar mangësi serioze, sepse kontratat janë lidhur në mënyrë retroaktive, në kundërshtim me ligjin, vendimet janë marrë pa nënshkrime dhe me dokumente jovalide. Dhoma e Stomatologëve të Maqedonisë ka mohuar akuzat e Ministrisë së Shëndetësisë mbi të cilën u mor vendimi final që kësaj ode t’i merren kompetencat për licencim. Kryetari i kësaj Dhome, Marjan Denkovski dekaroi se ministri Aliu e ka marrë vendimin pa qenë i informuar mjaftueshëm nga ana e ekipit të tij.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING