(VIDEO) MPB zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjek me dronë

(VIDEO) MPB zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjek me dronë

Sonte në mesnatë do të fillo heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në përfundimin e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të së dieles. Nga e hëna, më 20 tetor, do të fillojë fushata për ato komuna ku do të ketë rreth të dytë të votimeve. Institucionet kompetente veç më kanë filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ministria e Brendshme në Maqedoni njoftoi sot se, në kuadër të masave që po ndërmerren për sigurinë në ditën e zgjedhjet, do të përfshihet edhe përdorimi i dronëve për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh.

Siç njoftojnë nga MPB, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike.

MPB

Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”.

Ndërkaq, edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar shpërndarjen e materialit konfidencial zgjedhor te të gjitha komisionet komunale zgjedhore në vend. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë gjithsej 1.8 milionë votues, aq sa janë të regjistruar në Listën Zgjedhore. /SHENJA/

MARKETING