(VIDEO) MPB kërkon që maturantët të festojnë me mençuri

Pasi në këtë periudhë të vitit maturantët festojnë festën e maturës, Ministria e Punëve të Brendshme, ka dalë me me një apel të rëndësishëm për të gjithë nxënësit që përfundojnë këtë vit shkollën e mesme. MPB u ka bërë thirrje maturantëve që të festojnë me përgjegjësi, të mos përdorin makinat, alkoolin dhe drogën.
MARKETING
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Mos u lejoni fëmijëve tuaj të shkojnë në kremtimin e mbrëmjes së maturës me automobil. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale. Prandaj, në kremtimin e maturës të shkojnë pa makinë, pa konsumimin e alkoolit, pa përdorimin e lëndëve narkotike, pa prishjen e rendit dhe të qetësisë publike”
Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion nga MPB theksojnë se është kryesisht e të rinjve, por edhe e prindërve të tyre.
Ndërkaq, statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë maturantë, të cilët sipas MPB-së, më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre.
Samir Mustafa /SHENJA/