(VIDEO) Moti pritet të stabilizohet gjatë fundjavës

Që nga mbrëmja e së enjtes e deri mëngjesin e sotëm moti i ngrohtë e me diell ua ka lënë radhën reshjeve, nga ku Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira dhe i freskët me reshje shiu të herëpashershme mjaft të bollshme deri me mbi 30 l/m². Ndërkaq për temperaturën ditore ata theksuan se do të jetë në intervalin prej 11 deri në 15 gradë celsius, ndërsa në malet më të larta në veriperëndim potencohet se deri në fund të ditës pritet që të ketë edhe reshje të lehta bore të herëpashershme.
MARKETING
Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike informoi se Pasdite dhe gjatë natës do të fryjë erëra mesatare deri të forta veriore (mbi 60 km/orë).
Tutje ata theksuan parametrat e motit për Shkupin, të cilat do të jenë po ashtu me vranësira dhe me reshje shiu, herë pas here më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe herë pas here erë e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës në pasdite.
Ndërkaq, ditët në vijim do të jenë me mot kryesisht të qëndrueshëm, veçanërisht, e shtuna dhe e diela gradualisht do të rikuperojnë temperaturat. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë vetëm gjatë mëngjesit deri të hënën, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht. Nga mesi i javës së ardhshme, do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Anida Murati /SHENJA/