(VIDEO) Momentalisht nuk ka nevojë për ndërhyrje për uljen e çmimeve

(VIDEO) Momentalisht nuk ka nevojë për ndërhyrje për uljen e çmimeve

Ministria e Ekonomisë dhe Punës momentalisht nuk e konsideron të nevojshme që të ndërhyjnë me masa qeveritare për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ministria ka bërë analizat e paralajmëruar dhe sipas tyre, çmimet kanë shënuar ulje për 0,4 përqind. Nisur nga këto rezultate, ministria do të pret që ky trend të vazhdojë, para se të vendosin që të ndërmarrin ndonjë masë.

Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës

Tani për tani nuk shohim arsye që të ndërmarrin ndonjë kufizim të marzhës përfituese apo kufizim të çmimeve. E ndjekim situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësues të Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe nëse ka nevojë do të reagojmë, por në muajin dhjetor çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë ulur për 0,4 përqind. Jam i bindur se ky trend do të vazhdojë”.

Ministri Besar Durmishi foli edhe për ligjin e ri për pierjen e duhanit, për çka tha se, ligji veç më është vendosur në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve dhe për të do të ketë debat publik. Sa i përket zbatimit të ligjit, ai tha se inspektoratet kompetente momentalisht kanë mungesë të të punësuarve, por se pret që gjendja të ndryshojë kah mesi i vitit.

Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës

Sa i përket kësaj do të ketë punësime të reja, faktikisht punësimet që janë bërë vitin paraprak tani më ata janë duke u trajnuar dhe duke u përgatitur. E dini që duhet më së paku një vit të ketë përvojë pune që të merr licencën që të jetë inspektor në terren. Tani për momentin, prej vitit paraprak kemi afërsisht 40 prej tyre të cilët janë të punësuar dhe diku nga mesi i këtij viti do të marrin licencën inspektor në mënyrë që të ushtrojnë detyrën e tyre”.

Projektligji për mbrojtje nga duhani parashikon ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura, përfshirë cigaret elektronike. Pirja e duhanit do të lejohet vetëm në hapësira të hapura, të përcaktuara rreptësisht, pa xhama, pa mbulesa dhe pa ndarje të improvizuara. Ndalimi përfshin institucionet shëndetësore, arsimore dhe shtetërore, vendet e punës, restorantet, kafenetë dhe baret, transportin publik (përfshirë taksitë), hapësirat e përbashkëta në ndërtesat e banimit, si dhe automjetet private nëse në to ndodhet një fëmijë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING