(VIDEO) Miratohet buxheti i vitit 2026 në vlerë prej 6.78 miliardë eurosh
Pas diskutimeve të gjata dhe me mbi 48 orë debat sot Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar propozim buxhetin të cilin e mbështetën 71 deputet, e e kundërshtuan 14..
Të dhënat flasin se buxheti vjetorë për vitin 2026 do të jetë 6,78 miljard euro dhe sipas proeksioneve të këtij buxhet, Rritja e Bruto prodhimit vendorë pritet të jetë 3.8%, kurse inflacioni 2.5%. Ndërkaq në vitin e ardhshëm, deficiti buxhetor do të vazhdojë të ulet, borxhi publik do të stabilizohet
Sipas opozitës Buxheti i vitit të ardhshëm përmban proeksione jo-reale dhe shërben vetëm për përfitim të pikëve politike.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska thotë se buxheti është përgatitur me vizion të qartë dhe me qasje të përgjegjshme ndaj financave publike dhe me qëllim që çdo denar i parave publike të destinohet aty ku do të sjellë kthimin më të madh për qytetarët
GORDANA DIMITRIEVSKA KOÇOVKSA – MINISTRE E FINANCAVE
Buxheti për vitin 2026 është përgatitur në bazë të rezultateve të arritura ekonomike dhe pritshmëritë për vazhdimin e trendëve pozitive. Morëm parasysh realitetin në projeksione, ekonominë dhe efektivitetin në planifikim, me qëllim që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm, funksionim të rregullt të institucioneve dhe pagesë në kohë të të gjitha detyrimeve. Ky buxhet nuk është vetëm dokument me tabela dhe numra – është mesazh ekonomik stabiliteti, besimi dhe zhvillim.
Gjatë debatit për miratimin e këtij buxheti nga 200 amendamentet e dorëzuara u pranuan vetëm 6-të. Në mesin e projekteve që fiton para nga këto amendamente është edhe ndërtimi dhe rikonstruimi i sallës sportive në shkollën fillore Goce Dellçev në Gostivar.
Mevludin Imeri /SHENJA/

