(VIDEO) Minjtë i lanë disa ditë pa mësim nxënësit e SHF “Panajot Ginovski”

(VIDEO) Minjtë i lanë disa ditë pa mësim nxënësit e SHF “Panajot Ginovski”

Për shkak të shfaqjes së minjëve, nxënësit e shkollës fillore Panajot Ginovski vazhdojnë të humbin mësimet e tyre. Në bisedat që i bëmë ne me pak ato nxënës që takuam sot në oborin e kësaj shkolle, thanë se vetëm në disa klasa nga 4-5 nxënës kanë qenë të pranishëm ndërkaq të tjerët nuk shkojnë për shkak të gjendjes aktuale.

Ministrја е Arsimit Vesna Janevska e pyetur lidhur me këtë tha se shkollës duhet ti bëhet deratizimi. Ajo theksoi se autoritetet janë duke e monitoruar nga afër këtë rast, por tha se përgjegjësia për organizimin e mësimit është e drejtoreshës.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Obligim i çdo drejtori është që të kryejë funksionin e tij, drejtorët janë të vendosur për ta organizuar mësimin dhe të gjitha aktivitetet tjera. Unë e propozoj një masë shumë të thjeshtë që është deratizimi pas saj edhe aksion ekologjik në atë shkollë. Jemi duke e ndjekur gjendjen dhe do të marim hapa të përshtatshëm për më tutje. Menjëherë pas përfundimit të kësaj ngjarje do ta kontaktoj drejtoreshën dhe do ta pyes se çka është ndërmarë”.

Komuna e butelit dhe drejtoresha e shkollës fillore Panajot Ginovski, të kontaktuar dhe të pyetur nga TV Shenja për rastin në fjalë nuk thanë asgjë. Edhe pse premtuan se do të prononcohen, ata sërish heshtën.

Ndërkaq, prindërit dhe fëmijët e tyre kanë protestuar ditën e djeshme, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING