(VIDEO) Ministria e Shëndetësisë do të hetojë rastin e foshnjës së vdekur

(VIDEO) Ministria e Shëndetësisë do të hetojë rastin e foshnjës së vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastin e vdekjes së foshnjës së porsalindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Ministra i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka theksuar se, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe sqarimit të plotë të rastit, ministri Azir Aliu ka iniciuar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pas së cilës do të vijojë edhe një mbikëqyrje profesionale.

Ministria e Shëndetësisë

Në këto momente të vështira për familjen, lusim të priten hulumtimet e mbikëqyrjeve dhe rezultati i obduksionit, i cili është i vetmi dhe përfundimtari për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, në mënyrë që deri në marrjen e rezultateve përfundimtare të mos krijohet shqetësim te familja dhe në opinionin publik.

Sipas storjes hulumtuese të publiuar në median “Sloboden pecat” deri te vdekja ka ardhur pas komplikimeve të shkaktuara nga trajtimi joadekuat i mjekëve dhe kjo gjë nuk i është treguar familjes. Por, Klinika e Gjinekologjisë dhe Obsterikës ka përgënjeshtruar pretendimet se, vdekja ka të bëjë me gabim mjekësor dhe i ka quajtur ato spekulime.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obsterikës

Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë ka një protokoll të përcaktuar me ligj që e ndjek në rast të vdekjes së një foshnjeje të porsalindur. Protokolli parashikon shqyrtimin e rastit nga komisioni për cilësi, i cili në këtë rast nuk ka konstatuar ndonjë lëshim në trajtimin e të porsalindurit. Hapi i radhës është obduksioni i përcaktuar me ligj, i cili në këtë rast ende nuk ka përfunduar, dhe për rrjedhojë nuk mund të arrihet në një përfundim përfundimtar nëse ka ekzistuar apo jo ndonjë lëshim në mjekimin e të porsalindurit. Gjetja obduksionale është e vetmja dhe përfundimtare në vlerësimin nëse ka pasur apo jo gabim në trajtimin e cilitdo pacient, dhe e njëjta vlen edhe për këtë rast konkret”.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Komisioni për Shëndetësi i LSDM-së, i cili kërkoi dorëheqje të menjëhershme të drejtoreshës së Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, dr. Irena Aleksiovska Papestiev, për shkak të, siç theksojnë ata, fshehjes së rastit dhe dyshimeve për gabim mjekësor. “Prindërit janë bindur se vdekja ka qenë e pashmangshme, ndërsa dokumente të brendshme të Klinikës tregojnë për lëshime serioze në trajtim,” deklaroi Elena Radeska nga Komisioni për Shëndetësi i LSDM-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING