(VIDEO) Ministria e Mjedisit: Nuk ka ndotje të ajrit nga zjarri të Trubarevë

(VIDEO) Ministria e Mjedisit: Nuk ka ndotje të ajrit nga zjarri të Trubarevë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se dje dhe sot janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës dhe se nuk janë vërejtur tejkalime të vlerave kufitare.

Ata shtuan se matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Rezultatet e matjeve: Koncentrimi mesatar: 9.8 µg/m³, Vlera maksimale e matur: 43.3 µg/m³, Vlera momentale: 8.2 µg/m³. Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare. Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me urdhëresen për vlerat kufitare për substancat ndotëse në ajrin ambienal”.

Ndërkaq sipas njoftimit të fundit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithësej janë regjistruar 31 zjarre në zona të hapura deri sot në mëngjes, gjegjësisht deri në orën 07:00, nga të cilat ata lanë të ditur që dy zjarre janë ende aktive, dy janë nën kontroll dhe 27 janë shuar. Aktiv është ende zjarri pranë fshatit Vinçe, ku po digjet një pyll me rritje të ulët, si dhe në malin Kozhuf, ku është prekur një pyll ahu. Ndërsa sa i përket zjarrit në deponinë Drsilla dhe në Ostrec të Delçevës ata thanë se janë nën kontroll.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING