(VIDEO) Ministria e Mbrojtjes vazhdon të jetë më transparentja

(VIDEO) Ministria e Mbrojtjes vazhdon të jetë më transparentja

Hulumtimi i fundit i Qendrës për Komunikime Civile tregon se Transparenca mesatare aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave për vitin 2024 është 80%, nga maksimumi i mundshëm 100%. Krahasuar me vitin e kaluar transparenca është përmirësuar me 4 pikë përqindje, nga 76% vitin e kaluar në 80% në vitin 2024.

Sipas hulumtimit transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 86%, ndërsa e komunave është 79%. Krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka progres në ministri, ndërsa komunat janë përmirësuar me 5 pikë përqindje.

Nga institucionet qeveritare, transparencën maksimale 100% aktive e ruajti këtë vit vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila për të katërtin vit radhazi publikon të gjithë informacionin e dhënë nga transparenca aktive. Qeveria ra nga vendi i parë dhe 100% i vitit të kaluar në vendin e 40-të me 87% transparencë aktive.

Për herë të parë këtë vit, pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova arritën transparencë 100% aktive.

71% e institucioneve pjesëmarrëse kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive.

Në mesin e rajoneve, Rajoni Lindor ruajti dhe madje përmirësoi pozitën e tij udhëheqëse në raport me rajonet e tjera, me 88% transparencë aktive, ndërsa Rajoni i Shkupit për pak e shmang pozitën e fundit të cilën e kishte prej vitesh. Tani, në vendin e fundit është Rajoni Verilindor, me 72% transparencë aktive.

Ministritë publikojnë më pak informacion për kompetencat e tyre -78% nga 100% dhe komunat për financat -67% nga 100%.

Më pak transparent nga 98 institucionet që përfshin hulumtiumi janë Komuna Lozovë dhe Komuna Sopishte me 29 % dhe 33,4 % transparencë. /SHENJA/

MARKETING