(VIDEO) Ministria e Energjetikës nisi me ndarjen e 6000 vauçerëve për inverter

(VIDEO) Ministria e Energjetikës nisi me ndarjen e 6000 vauçerëve për inverter

Nëntë muaj pas konkursit për inverter nisi procedura për dhënien e vauçerëve  me vlerë prej 500 eurove për 6 000 familje. Ministria e Energjetikës ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dhënies së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë. Këto vauçerë janë të destinuar për familjet që plotësojnë kriteret e thirrjes publike, të publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë më datën  1 shkurt 2024.

 MINISTRIA E ENERGJETIKËS

“Sipas Programit 2024 për Inkurajimin e Efiçiencës së Energjisë në familje, janë dhënë mbi 6 000 vauçerë për kondicionerë me inverter. Është e rëndësishme të theksohet se konkursi dhe përzgjedhja e përfituesve u menaxhua nga Ministria e Ekonomisë, e cila ishte përgjegjëse për vlerësimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të qytetarëve që plotësojnë kushtet”

Pas përzgjedhjes, Ministria e Energjetikës ka marrë  përgjegjësinë për organizimin dhe zbatimin e ndarjes së vauçerëve para fillimit të sezonit dimëror.

MINISTRIA E ENERGJETIKËS

“Vauçerët do të merren në zyra të posaçme rajonale, të hapura vetëm për këtë qëllim. Vendndodhja e saktë dhe orari i punës së zyrave do të publikohet më tej në faqen e internetit të ministrisë. Qytetarët mund t’i përdorin vauçerët për blerjen e kondicionerëve inverter jo më vonë se data 30 nëntor 2024. Pas kësaj date do të konsiderohen të pavlefshëm.”

Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare përmes ndarjes së vauçerëve  për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter për konsumatorët në nevojë për vitin 2024, ofrohen bono prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë. Për amvisëritë me katër anëtarë parashihet kupon prej 30.000 denarëve, ndërsa për amvisëritë me pesë ose më shumë anëtarë  45.000 denarë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING