(VIDEO) Ministria e Arsimit mbylli fakultetin privat për biznes dhe ekonomi

(VIDEO) Ministria e Arsimit mbylli fakultetin privat për biznes dhe ekonomi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbullyr fakultetin privat për biznes dhe ekonomi në Shkup. Ministrja Vesna Janevska bëri të ditur se problemet në këtë fakultet kishin filluar që nga viti 2022, kur ndryshoi pronësia e fakultetit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishin vënë re mangësi të shumta në punën e saj.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës formoi një komision dhe inspektoi këtë institucion dhe konstatoi parregullsi të shumta për sa i përket stafit, pajisjeve, u dhamë një muaj kohë për të korrigjuar ato parregullsi, por meqenëse nuk reaguan fare dhe përveç kësaj humbën edhe hapësirat, iu drejtuam Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, e cila gjithashtu konfirmoi se ky i ashtuquajtur fakultet është jofunksional dhe sipas ligjit ne dje dhamë një vendim për të ndërprerë përkohësisht veprimtarinë e këtij institucioni të arsimit të lartë”

E pyetur se a ka universitete të tjera të cilat nuk i plotësojnë kushtet për funksionim Janevska tha se janë konstatuar edhe disa të tjera por theksoi se për shkak të fushatës zgjedhore nuk është e mundur të veprojnë. Ajo tha se deri më tani gjithsej 14 universitete private në të cilat janë konstatuar parregullësi, janë mbyllur.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DGE SHKENCËS

Ka edhe universitete tjera të tilla, po marrim masa të caktuara . Zgjedhjet fillojnë pas dy ditësh dhe gjatë kësaj periudhe, aktivitete të caktuara janë të ndaluara. Por pas zgjedhjeve ne do të vazhdojmë në mënyrë aktive. Kemi mbyllur 14 universitete private dhe ky është institucioni i parë privat i arsimit të lartë që nuk do të funksionojë më. Shpresoj që duke ndjekur shembullin e universiteteve private, sepse disa prej tyre, kur panë se ne po kontrolloni dhe mbyllnim universitete, vendosën të vetë-mbyllen, institucionet e arsimit të lartë që realisht nuk i plotësojnë kushtet do të vazhdojnë edhe vetë-mbylljen, nëse jo ne vetë do t’i mbyllim”

Ministria e arsimit dhe shkencës muaj më parë ka nisur mbikqyrjet nëpër institucionet e larta të arsimit në vend, për të konstatuar nëse të njejtat i plotësojnë kushtet për funksionim të duhur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING