(VIDEO) Ministri Mexhiti: Mjekët radiologë mund të punojnë edhe Online

(VIDEO) Ministri Mexhiti: Mjekët radiologë mund të punojnë edhe Online

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se në të ardhmen mjekët e radiologjisë do të mund të punojnë edhe online nga shtëpia. E gjithë kjo sipas tij, bëhet që pacientët mos të presin shumë kohë për rezultatet e tyre, dhe në mënyrë që mjekët të marrin paga më të larta mujore. I pari i shëndetësisë, tha se realizimi mund të zgjas me vite, dhe se janë duke punuar për formimin e një grupi për digjitalizmin e radiologjisë në të gjithë vendin.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Kjo do të thotë se nëse në një qytet ka një mjek që çdo ditë lexon një rengen të njërës dorë apo këmbës, nuk do të jetë më kështu, pasi të gjitha këto do të përfshihen online, do të ketë një numër të kufizuar leximesh në ditë nga një mjek që ta arsyetojë pagën e tij.  Nëse duan më shumë të ardhura financiare, do të kenë mundësi të punojnë nga shtëpia që të mos pritet shumë gjatë”

Kreu i shëndetësisë foli edhe për problemin që kanë qytetarët për caktimin e termineve tek mjeku specilaist, dhe problemet që kanë të bëjnë me procedurat diagnostifikuese ku qytetarët detyrohen të pagujanë në shëndetësi private.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ne e dimë që ka një problem, e kam thënë që në ditën e parë që duhet një riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në vendin tonë. Duhet sistematizimi i shëndetësisë, jemi duke punuar shumë, kemi marrë masa dhe do të kemi rezultate të sakta për disa javë, se jemi përmirësuar dhe do të vazhdojmë të punojmë”

Lidhur me këtë problematikë ai shtoi se tashmë ekipet janë në terren, duke kryer kontrolle dhe po punojnë për zgjidhjen e kësaj çështje. Sa i përket diagnozës, ai tha se punon së bashku me ekipin e tij dhe se problemi është në sistemim dhe riorganizim. Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING