(VIDEO) Ministri Mexhiti: Duhet të zgjidhet çështja e atyre që punojnë me kontratë

(VIDEO) Ministri Mexhiti: Duhet të zgjidhet çështja e atyre që punojnë me kontratë

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti deklaroi se duhet të zgjidhet çështja e punonjësve  shëndetësorë që punojnë disa vite me kontratë në vepër. Ai tha se në seancën e kaluar të qeverisë është diskutuar ashpër për këtë temë.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Punojnë pesë gjashtë vjet me kontratë, disa prej tyre edhe më shumë. Prandaj e ngrita këtë çështje në një seancë të Qeverisë të martën e kaluar dhe patëm një diskutim të ashpër me Ministrin e Financave. Ne duhet të përpiqemi t’i zgjidhim këto çështje dhe t’i vendosim në rrugën e duhur. Mezi po pres seancën e re të Qeverisë të martën për të parë se cilat janë mendimet dhe çfarë të bëjmë më tutje”.

Mexhiti duke iu referuar rastit të klinikës së “Onkologjisë” i bëri thirrje  Prokurorisë  që ti tregojnë emrat dhe mbiemrat e personave përgjegjës për Onkologjinë. Ai tha se duhet të dihet nëse dikush ka gabuar para ligjit.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Për atë që ndodhi skandalin me ‘Onkologjinë’, sot sërish do të shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje Prokurorisë qartë dhe me zë të lartë që ti publikojnë emrat dhe mbiemrat, në mënyrë që nëse dikush ka gabuar para ligjeve të shtetit, të mbajë përgjegjësi dhe të ballafaqohet me pasojat”.

Mexhiti theksoi se hetimi në onkologji ka muaj që po vazhdon dhe deri më tani akoma nuk ka informacione për persona të dyshuar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING