(VIDEO) Ministri Lutkov: Kualiteti para etnisë, nuk i shoh shqiptarët si përqindje

(VIDEO) Ministri Lutkov: Kualiteti para etnisë, nuk i shoh shqiptarët si përqindje

Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov ka prezantuar rezultatet e Konkurseve vjetore për financimin e projekteve kulturore. I pytur se sa përqind e projekteve të financuara janë shqiptare, Lutkov tha se nuk ka një përqindje të tillë sepse siç deklaroi, i vjen keq që shqiptarët t’i shohë si përqindje.

Sipas tij, është e pamundur ndarja etnike e projekteve kulturore dhe se projektet e financuara janë përzgjedhur në bazë të kualitetit dhe jo vijës etnike.

ZORAN LUTKOV – MINISTËR I KULTURËS

“Mua më vjen keq sinqerisht që shqiptarët t’i shoh si përqindje. Më vjen keq kur flas për përqindje. Të gjithë ata që kritikojnë dhe kanë kritikuar vitin e kaluar dhe kalkulojnë me përqindje të shqiptarëve, më vjen keq ta dëgjoj. E thash, do të mbështetet projekte kualitative, do të ketë program kualitativ. Në komisionet e krijuara ka edhe shqiptar edhe maqedonas, turq e të tjerë. Të gjithë vendosin për program kualtativ, nuk mund të lejojmë të kemi përqindje. Mendoj se ju dëshironi numër 25%, 30% apo 40%, e pamundur t’i ndajmë.

Ndryshe, Lutkov mes tjerash njoftoi se buxheti i përgjithshëm për vitin 2026 është 5 miliardë e 194 milionë e 975 mijë denarë. Lutov bëri të ditur se në konkursin e hapur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit kanë arritur 2618 projekte për financim. Siç potencoi ministri, mjete janë ndarë edhe për ndërtimin e Teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, projekt ky që ndër vite ka ngecur i bllokuar në koaloaret institucionale.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING