(VIDEO) Ministri i Transportit i kërkon prokurorisë të hetojë keqpërdorimet në infrastrukturë

(VIDEO) Ministri i Transportit i kërkon prokurorisë të hetojë keqpërdorimet në infrastrukturë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë funksionimin e ndërmarrjes publike të infrastrukturës hekurudhore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore bazuar në rezultatet e raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore , ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, për të cilën ka rreziqe nga arbitrazhi si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër pë175 milionë euro dhe për të cilën janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit”.

Për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, në të cilën vlera është rritur për 220 milionë euro, gjegjësisht në 560 milionë euro në vend të 340 të planifikuara fillimisht, sipas Nikollovskit, në një proces tejet jotransparent është nisur një procedurë tenderimi para zgjedhjeve në kushtet kur, siç tha ai, të gjithë e dinin se do të kishte ndërrim pushteti. Ofertat për tenderin janë dorëzuar deri më sot, por Nikollovski tha se për momentin nuk mund të bëjë asgjë për anulimin e mundshëm. Ai tha se së bashku me ndërmarjen publike të rrugëve shtetërore dhe  kreditorët ndërkombëtarë do të diskutojnë rishikimin e projektit.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Bëhet fjalë për hekurudhën më të shtrenjtë që përfundon në një tunel që nuk ka fund dhe për të cilin Bullgaria nuk ka as projekt lidhjeje hekurudhore. Iu bëj thirrje kreditorëve ndërkombëtarë të ulen dhe të diskutojnë nëse kjo është rruga e duhur dhe nëse

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING