(VIDEO) Ministri i Ekonomisë paralajmëron tregtarët për çmimet

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot ka promovuar masën e re të qeverisë “Shporta shkollore”, për të cilën tha se qëllimi është ulja e shpenzimeve për pajisjet shkollore dhe mbrojtja e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor. Ai tha se asnjë nxënës nuk duhet të privohet nga kushtet themelore për arsim cilësor për arsyje se familja e tij nuk mund t’i mundësojë gjithçka që i nevojitet për arsim cilësor.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
“Vendimi parashikon detyrim për të gjithë tregtarët si me shumicë ashtu edhe me pakicë që ti ulin çmimet e paisjeve shkollore edhe atë të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe të paktën 15% në tregtinë me pakicë. Me këtë masë përfshihen të gjitha shitoret që ofrojnë paisje shkollore nga libraritë, shitoret sportive e deri tek supermarketet. Kjo masë ka të bëjë me produktet si çanta shpine, çanta, fletore, blloqe,kolazha, lapsa stilolapsa”.
I pyetur rreth inflacionit dhe çmimeve të larta të produkteve ushqimore Durmishi njoftoi se sot do të zhvillojë takim me të gjithë sektorin tregtar, përfshirë distributorët, tregtarët dhe prodhuesit dhe tha se do t’i paralajmërojnë që nëse vazhdojnë të veprojnë në mënyra të tilla do të merren masa konkrete ndaj tyre.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
“Sot pasdite I kam thirur në takim të gjithë prodhuesit, distributerët, I kam thirur të gjithë tregtarët, pres që të vijnë tregtarët që kanë rrjet më të madh të marketeve, pres që të vijnë prodhuesit të cilët kanë kapacitete më të mëdha, pasi që ata ndikojnë ditrekt në inflacion në fushën e artikujve ushqimor dhe jo ushqimor. Do të jetë një takim ndoshta që do të jap disa arsyet e mija, të cilat i kemi bërë analziat në kuadër të sektorit të ministrisë së ekonomisë dhe punës dhe kërkesa ime e fundit ndaj tyre do të jetë të mos i rrisin çmimet pa mos pasur një arsyje ekonomike, të mos ketë sjellje devijante nga ana e tyre”.
Durmishi potencoi se qeveria po punon për sjelljen e masave konkrete lidhur me çmimet, për të cilat tha se opinioni do të njoftohet në kohë.
Besar Durmishi /SHENJA/