(VIDEO) Ministri i Arsimit thotë se nga 1 shtatori do të ketë libra falas

(VIDEO) Ministri i Arsimit thotë se nga 1 shtatori do të ketë libra falas

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri deklaroi se nga 1 shtatori do të ketë libra falas. I pyetur nëse nxënësit do ti marrin librat shkollorë me kohë Shaqiri tha se janë duke punuar për këtë qëllim.
JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT
“Nga 1 shtatori do t’i kemi librat falas. Jemi duke punuar për një zgjidhje ligjore që do t’i zgjidhë të gjitha problemet teknike dhe të gjitha kufizimet ligjore”.
I pyetur nëse do të ketë vërtetë libra dhe nëse ato do të jenë falas ministri i Arsimit tha se këto libra janë të miratuara nga 1 shtatori.
JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT
“Tekstet shkollore i kemi miratuar që nga 1 shtatori, nuk kemi asnjë kundërshtim në atë që nuk kemi tekste për shtyp, do të fillojmë një procedurë edhe për një formë dixhitale të librave. Nga 1 shtatori i këtij viti të gjithë nxënësve do tu dorëzohen të gjitha librat shkollor, kjo do të duhet të ndodhë edhe me konceptin e ri”.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme këtë vit janë ballafaquar me mungesë të madhe të librave, gjë që ka penguar zhvillimin e procesit mësimor dhe për të cilën ka pasur ankesa të shumta nga stafi mësimdhënës, prindërit dhe nxënësit. Edhe këto 3 muajt e fundit të këtij viti nxënësit do ti kalojnë pa libra. Nga ministria e arsimit dhe shkencës kanë njoftuar vazhdimisht qe po tentojnë të zgjidhin këtë çështje por gjendja është akoma e njejtë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING