(VIDEO) Milloshoski: Provimi i jurisprudencës së djalit të Xhaferit mund të anulohet

(VIDEO) Milloshoski: Provimi i jurisprudencës së djalit të Xhaferit mund të anulohet

Në bazë të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative ka mundësi që djalit të kryeparlamentarit t’i anulohet provimi i jurisprudencës dhe Antikorrupsioni mund ta njoftojë Ministrinë e Drejtësisë. Kështu  thotë deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Sipas tij, djalit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi mund t’i anulohet  provimi i dhënë para se të mbaronte fakultetin, pasi dhënia e provimit të jurisprudencës në vendin tonë është një procedurë administrative, e cila fillon me paraqitjen e kërkesës nga kandidati në Ministrinë e Drejtësisë dhe përfundon me dhënien e një certifikate të dhënies së provimit si akt administrativ, lëshuar nga Ministri i Drejtësisë.

Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Zgjidhja e këtij skandali juridiko-politik me Barlet Xhaferi qëndron në zbatimin e nenit 124 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ku konstatohet se shpallet i pavlefshëm një akt administrativ i cili me ekzekutimin e tij mund të shkaktojë vepër të dënueshme sipas Kodit Penal dhe ligjeve të tjera dhe që përmban një parregullsi, e cila sipas disa dispozitave të shprehura statutore parashikohet si shkak i pavlefshmërisë. Në rastin konkret, Certifikata e dhënies së provimit të jurisprudencës i lëshohet Barlet Xhaferit  është një akt administrativ”

Duke qenë se rasti është zbuluar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Milloshoski, duke iu referuar nenit 124 të të njëjtit ligj, thotë se ky organ është i obliguar ta informojë Ministrinë e Drejtësisë për gjetjet e veta.

Ndërkohë, në një seancë të Kuvendit, për riformatimin e Qeverisë, kishte përplasje në mes deputetit të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dhe kreut të Kuvendit, Talat Xhafer, ku ky i fundit i revoltuar i tha Janushevit se djalit të tij nuk mund t’i afrohen as tek gishti i vogël.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING