(VIDEO) Miftari: Ndërrimi i reformave arsimore sa herë ndërrohen ministrat nxjerr gjenerata të dobëta

(VIDEO) Miftari: Ndërrimi i reformave arsimore sa herë ndërrohen ministrat nxjerr gjenerata të dobëta

Po qe se nuk kemi një arsim të mirëfilltë, shkalla zhvillimore e shoqërisë do të jetë shumë e dobët, kështu shprehet profesori Naser Miftari. Ai duke iu referuar reformave dhe ligjeve të propozuara nga ministria e arsimit, thotë se në vend është bërë praktikë që çdo ndryshim në qeveri apo çdo ndryshim në ministrinë përkatëse thirren me një hov shumë të madh në atë drejtim se po bëjnë reforma dhe krijojnë strategji. “Nuk mund të themi për një arsim të mirëfilltë tek ne përderisa çdo minister paraqet si kok më vete ndryshimet e reja” tha ai.

NASER MIFTARI, PROFESOR

Duhet kuptuar një gjë, ministrat janë të populllit, arsimi dhe gjithë puna që ata duhet bërë, duhet bërë për popullin, në fakt populli është lodhur me gjithë këto paraljamërime, me gjithë këto ndryshime që mundojnë të bëjnë edhe pse personalisht nga përvoja disi më duket se janë të thata, shterpe, pa një konsultë të mjaftueshme ekspertësh si ato të vendit ashtu edhe nga jashtë dhe ajo që sot ndjejmë neve mësimdhënësit vërtet është tejet e rëndë dhe është mjaftë skeptike se mund t’ia dalim në ndryshime të them ku priten rezultate më të mira. Është e pamundur një shoqëria si e jona e rritur, e zhvilluar me traditë bujqësore-blegotarakle të kalojmë në strategji nacionale absolutisht të imituara nga vendet tjera”.

Miftari më tej thotë se pretendimi i ministres së arsimit për ndërprerjen e të gjitha ligjeve ekzistuese, nuk është gjë e mirë, pasi siç thotë ai çdo ndërpreje e reformave apo strategjive të parapara paraprakisht me ato të tanishmet, së pari krijon një huti tek mësimdhënësit, tek stafi i cili duhet të realizojë të njejtën e pastaj pesha bie mbi prindërit dhe nxënësit të cilët vërtet ndihen të hutuar. Ai thotë se në propozimet e ligjeve të reja ka shumë elemente jo të duhura.

NASER MIFTARI, PROFESOR

Përderisa nenet e parapara në ligjet ekzistuese nuk obligojnë prindërin se ai është numër 1 në bartjen e përgjegjësive të shumta tek fëmiju I tij, nxënësi ynë, unë mendoj se këtu do të na dështojnë të gjitha reforma, të gjitha hapat që do të ndërmeren. Ende ekziston në ligjet ku parashihet roli i prindit sikur një butësi duhet, kërkohet thotë shkolla duhet të angazhohet në bashkëpunim të mirëfilltë me prindërit, fjala duhet për mua nënkupton sikur dëshirë dhe jo obligim dhe këtu unë do të kisha bërë ndryshimet kryesroe, roli dhe përgjigjsitë e prindit”.

Miftari rendit edhe disa elemente të tjera të cilat e tangojnë arsimit. “Do të kisha vendour edhe elemente të tjera infrastrukturore , logjistike që e përbëjnë procesin edukativo arsimor. Përderisa ne shohim dobësi në transportimin e nxënësve ose rrugëtimin e tyre prej shtëpie në shkollë dhe e kundërta këtu duhet patjetër të merren masa strikte. Edhe tekstet shkollore duhet të merren në kohë” , thotë ai. Profesori potencoi se ende ekziston doza e nacionalizmit ku me këmbëngulje kërkohet që autori pamarparasysh përkatësinë e tij nacionale të shkruaj në gjuhë maqedonase, ndërsa siç thotë ai, kur autori do të shkruaj në gjuhë të huaj humbet cilësia e tekstit shkollor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING