(VIDEO) Mickoski: VMRO-DPMNE ndërpret komunikimin zyrtar me qeverinë “në nivel bilateral”

(VIDEO) Mickoski: VMRO-DPMNE ndërpret komunikimin zyrtar me qeverinë “në nivel bilateral”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski,  deklaroi se partia që ai drejton i ndërpret komunikimet zyrtare me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas Mickoskit, ky vendim është marrë në Komitetit Ekzekutiv partiak.  I pari i opozitës maqedonase tha se të gjitha ofertat që ishin në tavolinë për ndryshimet kushtetuese tashmë i takojnë të kaluarës, ndërsa rruga e vetme që është e hapur, sipas tij, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Pas një viti, mund t`u them Kovaçevskit, Osmanit, Mariçiqit dhe të tjerëve – tashmë s`ka asgjë në tavolinë. Ka vetëm një gjë – të ulemi dhe të dakordohemi për zgjedhjet, kohën, mënyrën e mbajtjes, me ose pa Qeveri teknike. Nga ky moment nuk do të flas asgjë lidhur me ndryshimet kushtetuese, por vetëm për zgjedhje të shpejta parlamentare në këtë vjeshtë”

Hristian Mickoski gjithashtu tha se procesi i zvarritjes së ndryshimeve kushtetuese është për shkak se qeveria nuk ka mbështetje.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Kemi një vit që presim ndryshimet kushtetuese, sepse nëse ju kujtohet nga viti i kaluar në korrik, filloi kjo dramë për ndryshimet kushtetuese, atëherë është dashur të jetë vjeshta, pastaj dimri i vitit 2022, pastaj e kanë zhvendosur  deri në shkurt, pra jo shkurti, por maji, pastaj ka ardhur qershori dhe korriku që ne vazhdimisht të kemi një proces shtyrjeje dhe procesi i shtyrjes. Do të thotë, ata nuk  kanë mbështetje dhe që  kanë pranuar pa u konsultuar me opozitën dhe pa u konsultuar me popull maqedonas”.

Ai përfundoi se nga ky moment nuk do të flasë më asgjë lidhur me ndryshimet kushtetuese, por vetëm për datën se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING