(VIDEO) Mickoski: Ulja e akcizës ndikon në uljet e çmimeve të derivateve të naftës

(VIDEO) Mickoski: Ulja e akcizës ndikon në uljet e çmimeve të derivateve të naftës

MARKETING

Vendimi i Qeverisë për uljen e akcizës pritet të sjell çmime më të lira të derivateve të naftës në treg. Kryeministri Hristian Mickoski tha se vendimi i Qeverisë i mundëson Komisionit Rregullator të Energjetikës që të vendosë çmime 4 denarë më të ulta për litër të benzinës dhe 2 denarë për dizelin.

MARKETING

Sample Image

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Vendimi i Qeverisë, praktikisht i mundësuam Komisionit Rregullatorë për Energjetikë t’i ulë akcizën për dizelin, 4 denarë për litër kurse për benzinën, 2 denarë për litër. Gjithashtu, personalisht kam biseduar edhe me udhëheqësinë e OKTA-s në Shkup dhe arritëm të sigurojmë afat kohor për 1 muaj për ato 3 denarë për litër dizel dhe 2 denarë për benzinën kur e gjithë kjo të hy në funskion, për benzinën duhet të kemi çmim edhe më të lirë nga ajo që është tani, ndërkaq për dizelin nuk do duhej të ketë rritje të çmimeve në pompa të caktuara”

Pavarësisht rritjes së çmimeve, Mickoski, kujtoi se konsumi i naftës është rritur nga 1.5 milion litër në 2 milionë litër në ditë. Pavarësisht faktit se është rritur konsumi, kryeministri tha se nuk ka nevojë për kufizime sepse siç deklaroi, RMV-ja ka rezerva të mjaftueshme të derivateve të naftës.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Sa i përket sasisë dhe rezervave, jemi stabil, kemi mjaftueshëm, nuk duhet të kemi frikë është rritur konsumi nga 1,5 milion litra në ditë në 2 milionë litra. Kemi presion në pika të caktuara kufitare e vazhduam edhe më tutje masën për ulje të TVSH-së nga 18 në 10% me të vetmin qëllim, të ruajmë standardin e qytetarëve. Qëllimi ynë është që të jemi faktor stabiliteti”

Kryeministri deklaroi se Qeveria po mendon edhe për kufizimin e çmimeve po edhe uljen e TVSH-së së produkteve bazë ushqimore, po tha se nuk do të marrin vendime nën presion të cilat sipas tij, mund të jenë të gabuara siç vendime të gabuara kishte marrë Qeveria e kaluar.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING