(VIDEO) Mickoski thotë se do të takohet ndonjëherë me Ahmetin
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Po mirë, do të ketë takim. Do të ketë takim. Ndonjëherë…”.
Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për datën e takimit tet a tet me kreun e BDi-së, Ali Ahmetin.
Takimin mes Mickoskit dhe Ahmetit e paralajmëruan që të dy pas takimit të liderëve që u mbajt më 14 janar.
Përgjigjja e MIckoskit për afatin e takimit me Ahmetin vjen pasi Ahmeti në Takimin e Liderëve tha se do ta mbështesin Ligjin për kundërvajtje pasi Mickoski I kishte premtuar disa ndryshime.
Ligji për Kundërvajtje u miratua në Kuvend pa votat e BDI-së dhe pa ndryshimet e premtuara. Për ligjin votuan 81 deputetë të VMRO-së, ZNAM-IT, VLEN-IT, Levicës dhe dy deputetë që dolën nga Fronti europian.
po ashtu pas takimit të liderëve, Mickoski dhe Ahmeti thanë se kanë biseduar edhe për zgjedhjet e avokatit të poullit, megjithatë edhe avokati I popullit kaloi në kuvend pa votat e BDI-së dhe pa ndryshimet që ishin marrë vesh në tarkimin e liderëve.
Nga BDI kanë thënë se e presin ftesën e Mickoskit për takim. /SHENJA/

