(VIDEO) Mickoski thotë se do të rriten pagat e administratës gjyqësore

(VIDEO) Mickoski thotë se do të rriten pagat e administratës gjyqësore

Kryeministri Hristijan Mickoski pajtohet që të rriten pagat e administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë, por jo edhe të gjykatësve dhe prokurorëve, sepse këta të fundit sipas kryeministrit nuk i meritojnë as këto paga. Ai paralajmëron se do të nisin me publikimin e një serie të rasteve se si kanë gjykuar gjykatës të caktuar dhe se si kanë akuzuar prokurorë të caktuar, e më pas siç shton, opinioni le të gjykoj se a meritojnë ata paga më të larta.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Askush nuk është kundër ndryshimeve në Ligjin për sherbime në prokurori dhe gjyqsor, ato janë dy ligje. Për administratën, për të punësuarit në gjyqsor dhe prokurori do t’i rrisim pagat dhe do ta bëjmë këtë. Kjo është pjesë e bisedimeve që po i bëjmë me sindikatat dhe ne jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë. Mospërputhja është pesë, shtatë me një, midis asistentëve dhe ndihmësve të tyre dhe vetë prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

Ai komentoi edhe partitë e opozitës LSDM dhe BDI, që siç u shpreh, po i mbrojnë gjykatësit dhe prokurorët.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Unë nuk pres nga ata që i kanë zgjedhur këto gjykatës dhe prokuror të kenë qëndrim më ndryshe se sa që e kanë, që është mbrojtës. Kush i mbron prokurorët dhe gjykatësit, përsëri do të them, nuk mendoj për të gjithë, por për një numër të vogël të tyre. Ato më së shpeshti janë politikanët që vijnë nga Reçica e Vogël dhe Bihaçka”.

Problematika e mungesës së kuadrove në administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë, Mickoski thotë se do të zgjidhet pas zgjedhjeve.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING