(VIDEO) Mickoski: Spasovski dhe Bubevski nuk dhanë prova, vetëm dhanë deklarata enciklopedike
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski lidhur me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski tha se ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe prokurori Gavril Bubevski në konferencën e sotme për mediat dhanë informacione enciklopedike dhe pa asnjë provë konkrete.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Në konferencën e sotme për mediat dëgjuam informacione enciklopedike, pa asnjë provë konkrete dhe as asgjë që duhej të merrte MPB-ja dhe Prokuroria. Ditë e vështirë, ngushëllimet e mia më të thella”.
Kryetari i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari tha se shpreson që të funksionojnë institucionet dhe kryesit e kësaj vepre ta marrin dënimin e merituar sa më shpejtë që të jetë e mundur.
ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Ajo që dëgjaum dje vërtet ishte lajm i keq për të gjithë ne. Shpresoj që të funksionojnë institucionet e sistemit dhe të dënohen sa më shpejtë njerëzit që e shkaktuan këtë rast”.
Zëdhënësja e Lëvizjes Besa Lulzime Ameti deklaroi se Maqedonia e Veriut është shndërruar në fushë krimi dhe fole të kriminelëve, të cilët zhvasin, grabisin dhe vrasin qytetarët, por pasurojnë pushtetarët.
LULZIME AMETI, ZËDHËNESE E LËVIZJES BESA
“Familjarët dhe të afërmit, qëndruan në ankth dhe shpresë se ajo do të kthehej e gjallë. Por policia dështoi. Derisa kriminelëve iu deshën vetëm disa sekonda për ta grabitur dhe ta vrasin, policisë i duhej një javë kohë që në fund ta gjejë të vdekur”.
Nga LSDM nëpërmjet një komunikate me shkrim thanë se presin që në një kohë sa më të shkurtër të gjithë autorët dhe të përfshirët të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi për krimin që tronditi mbarë shoqërinë tonë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/