(VIDEO) Mickoski: Shtab krize për të ndjekur situatën 24 orë para dhe pas protestës
Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar sot deklaratën e kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti në lidhje me protestën kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë, tha se Mexhiti mbështet këtë protestë për të mos humbur pikë politike. Sipas Mickoskit, ai se vendimi i Mexhitit është për shkak të presionit të organizatorëve, me mendimin se nëse nuk e përkrah do të humb pikë politikë, që sipas kryeministrit është vendim i gabuar.
I pyetur nëse do të ketë arrestime të atyre që ndiqen nga Serbia dhe nëse ka ndonjë marrëveshje me Kosovën, Mickoski tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo politike dhe është i qartë qëllimi i BDI-së, e cila sipas tij, në këtë mënyrë po tennton të mobilizojë votuesit e saj.
Ai më tej shtoi se, qeveria nuk e përkrah këtë protestë, megjithatë do të ndërmarrin të gjitha masat që ajo të kalojë pa incidente.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Më vjen keq që ka të tillë që e mbështesin këtë proces publikisht, edhe pse sipas meje nuk kishte nevojë të ndodhte ajo, por ai është vendim i tyre dhe nuk do të doja ta komentoja. Ne si qeveri do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, që nga pranimi në kufi deri në realizimin dhe organizimin e këtij marshi protestues të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë janë të informuar edhe partnerët tanë strategjik, për të gjithë masat që do të ndërmerren do të ketë edhe shtab të krizës që do ta ndjekë gjtihë këtë 24 orë para se të ndodhë dhe pasi të ndodhë normalisht, sigurimi dhe përcjellja e gjtihë atyre që do të vijnë në atë ngjarje”.
Kujtojmë se, Mexhiti në një prononcim për një media të Kosovës të bërë ditë më parë, tha se në parim e mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, që do të mbahet në Shkup, dhe se si Kryetar i Çarit –ku do të mbahet protesta – do të jap pëlqim për mbajtjen e saj. I pyetur se a do të marrë pjesë personalisht në protestë, Mexhiti ka dhënë përgjigje konkrete.
Ndryshe, protesta kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në sheshin Skënderbe në Shkup. Protesta në Shkup është e pesta me radhë që po organizohet nga OVL-UÇK, pas atyre që u mbajtën në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.
Teuta Buçi /SHENJA/

