(VIDEO) Mickoski shpalosi emrat e Qeverisë së re

Mandatаri për përbërjen e qeverisë së re Hristijan Mickoski pas seancave të komitetit ekzekutiv dhe qëndror të VMRO-DPMNE-së i bëri të ditur propozimet për ministra në Qeverinë e re. Mickoski tha se në qeverinë e re do të jenë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM dhe se përbërja e qeverisë së tij do të dorëzohet në Kuvend ditën e martë pas së cilës duhet të caktohet seanca parlamentare për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.
MARKETING
Me publikimin e emrave nga të gjitha partitë politike, qeveria e re pritet të jetë si në vijim:
Kryeministër: Hristijan Mickoski
Zëvendës kryeministër i parë – Izet Mexhiti
Zëvendës kryeministër për sistem politik – Ljupço Dimovski
Zëvendës kryeministër për Qeverisje të mirë – Arben Fetai
Zëvendës kryeministër – Aleksandar Nikollovski
Zëvendës kryeministër – Ivan Stoilkoviq
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë Ndërkombëtare – Timço Mucunski
Ministër i Financave – Gordana Dimitrievska Koçovska
Ministër i Mbrojtjes – Vlado Misajllovski
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Aleksandar Nikollovski
Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski
Ministër i Arsimit – Vesna Janevska
Ministër i Digjitalizimit – Stefan Andonovski
Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Zoran Lutkov
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Zlatko Perinski
Ministër i Sportit – Borko Ristovski
Ministër i Komuniteteve – Ivan Stoilkoviq
Ministër i Energjetikës dhe Minierave – Sanja Bozhinovska
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave – Cvetan Tripunovski
Ministër pa resor për Implementimin e strategjisë së romëve – Shaban Saliu
Ministra nga rradhët e “VLEN”-it do të jenë:
Ministër i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor – Izet-Mexhiti
Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari
Ministër i Integrimit Europian- Orhan Murtezani
Ministër i Ekonomisë dhe Punës -Besar Durmishi
Ministër i Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë -Fatmir Limani
Ministra nga “ZNAM” do të jenë:
Ministër i Drejtësisë – Igor Filkov
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Goran Minçov
Mickoski gjatë prezentimit të emrave të ministrave të dielen në mbrëmje tha se kjo qeveri ka plane ambicizoe dhe do të jetë qeveri e qytetarëve.
HRISTIJAN MICKOSKI, MANDATAR
“Ne kemi një plan ambicioz për reforma dhe projekte, zbatimi i të cilave do të nisë që në ditën e parë. Tashmë kemi dorëzuar disa gjëra ende të pa filluara që kanë qenë qëllimi dhe premtimi ynë kryesor dhe themelor gjatë fushatës, por tani duhet të dorëzojmë projekte dhe zgjidhje dhe të bëjmë atë që është më e rëndësishmja, që është t’i kthejmë Maqedoninë popullit. Kjo do të jetë qeveri për ju, punë për të gjithë ju”.
Mickoski e ka marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 6 qershor dhe kishte afat kohor prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe propozimin e përbërjes së qeverisë në Kuvend.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/