(VIDEO) Mickoski sërish betohet se nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Mickoski sërish betohet se nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese

Përderisa nuk shohim vullnet të mirë nga ana e Bullgarisë se me të vërtetë  duan të jenë fqinj të mir, ne nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushteutese. Kështu deklaroi sot kryetari i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hrisitjan Mickoski, i cili tha se jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen nuk do të përkrahin ndryshimet kushteteuse nën diktatin bullgar.

Hrisijan Mickoski, lideri I VMRO-DPMNE-së

“Ka më shumë se 15 muaj që ne përsërisim se ndryshime kushtetuese nën diktate bullgare, nuk do të pranojmë. Jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen. Nëse këto janë kushtet që do të mbeten, edhe qeverisja e ardhshme e VMRO-DPMNE-së, nuk ka për qëllim të hyj në proces për ndryshime kushtetuese me kushte të këtilla”.

Ndryshe nga Mickoski, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski beson se ndryshimet kushtetuese do të votohen nga 118 deputet të Kuvendit. Sipas kryeministrit, procesi i ndryshimeve kushteuese do të vazhdojë kur të krijohen kushtet.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Shikoni, deri në fund të këtij mandati paralmentar kemi edhe afro një vit. Kjo është një shancë që nuk duhet lëshuar. Gjithsecili duhet të marrë përgjegjësi para vetës. Ky është një process I cili nuk mund të ndërpitet, nuk mund të ndërpitet një procesi nga i cili varet e ardhmja e shtetit”.

Kryeministri thotë se interesat strategjike dhe të shteteve më të mëdha te BE-së, nuk janë të përhershme dhe të shpeshta, andaj ky shans duhet të shfrytëzohet  dhe të ndërtojnë një shtet që të jetë i mirë edhe për qytetarët që janë larguar nga Maqedonia e Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING