(VIDEO) Mickoski: Sasia e marihuanës së konfiskuar mund të arrijë në 100 tonë

(VIDEO) Mickoski: Sasia e marihuanës së konfiskuar mund të arrijë në 100 tonë

Pas aksionit të policisë ku u sekuestruan 40 tonë marihuanë, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron kontrolle shtesë nëpër kompanitë që merren me prodhimin e kanabisit mjekësor. Mickoski nuk e përjashton mundësinë që sasia e marihuanës së sekuestruar të rritet dhe të arrijë në 100 tonë. Ai beson se vendimi ligjor është në rregull, por problemi është se ai nuk është zbatuar dhe se është vepruar sipas një rregulloreje të miratuar, e cila është në kundërshtim me Ligjin.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Unë tashmë kam njoftuar se në periudhën në vijim do të bëhet kontroll edhe në objekte të tjera. Sot në Qeveri do të merret kjo detyrë, dhe unë për shkak të aktiviteteve të tjera nuk do ta udhëheqë mbledhjen, do ta udhëheqë zëvendëskryetari Dimovski. Por, pres që vendime të tilla të merren edhe në ditët në vijim dhe të kontrollohen të gjitha kompanitë që në një mënyrë apo tjetër kanë marrë licencë për të ushtruar këtë aktivitet”.

Mickoski tha se në një periudhë të caktuar, kur janë dhënë licencat, ministër aty ka qenë Venko Filipçe, aktualisht kryetar i LSDM-së opozizare, por theksoi se problemi nuk është te licencat, por tek rregullorja që është në kundërshtim me ligjin.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Dihet kush ka qenë. Mund të paramendoni që në periudhë të caktuar ministër atje është edhe Venko Filipçe, por licencat janë punë tjetër. Puna e dytë është se është sjellë rregullore që është akt nën ligjor, me të cilin lejohet të prodhohet lule kanabisi, që nuk i plotëson normat GMP, dhe këtë kanë qenë të vetëdijshëm që e kanë bërë dhe nëse nuk i plotësojnë ato norma, është e logjikshme se gjatë përdorimit të ekstraktit nuk mund të licencohet dhe të gjendet në…të lëshohet për shitje”.

I pari i qeverisë tha se janë siguruar shumë prova për këtë skandal dhe se siç tha, çështja do të jetë shumë më e madhe, duke shtuar se kjo është vetëm fillimi nga ajo që kanë si indikacione.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING