(VIDEO) Mickoski: Qeveria që tash po paguan gjoba për tenderin e korridoreve

Vazhdojnë akuzat ndaj Qeverinë nga opozita në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se shteti para dy ditësh ia ka paguar shumën prej 120 milionë eurosh kompanisë “Bechtel dhe Enka”, kompanisë që do të ndërtojë Korridoret 8 dhe 10D.
HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Kam informacione të sigurta se para dy ditësh janë transferuar para nga thesari përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, rreth 7 miliardë e 250 milionë denarë, përkatësisht rreth 120 milionë euro. Unë supozoj se paratë tashmë duhet të derdhen në llogarinë e kompanisë kontraktore për këto pjesë të korridoreve 8 dhe 10d”.
Mickoski ka përsëritur se nuk janë kundër ndërtimit të korridoreve, as kundër që kompania të mbrojë interesat e saj, por janë kundër siç thot Mickoski, shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore nga politikanët aktualë në pushtet.
HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“E përsëris edhe një herë, ne nuk jemi kundër që këta korridore të ndërtohen, por të ndërtohen në mënyrën e duhur dhe të ndërtohen në mënyrë ligjore. Ne nuk jemi kundër që Bechtel dhe Enka të mbrojnë interesat e tyre, ne jemi kundër që këta politikanë kriminelë të shesin interesat e popullit tonë dhe interesat shtetërore dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi. Shumë shpejt nga sot këtu ju premtoj se do të përgjigjen”
E për të ndryshuar një gjë të tillë siç akuzon kryetari i VMRO-së, ai sërish zgjidhjen e sheh tek zgjedhjet të parakohshme paralamentare. Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së, sëbashku me kryetarin e komunes së Aerodromit Timço Mucunski, ishin në Lisiçe të kësaj komune dhe shpalosen fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv dhe rekreativ në këtë lagje.
Samir Mustafa /SHENJA/