(VIDEO) Mickoski: Qeveria po përgatit skenarë për të manipuluar me qytetarët
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, gjatë ditës së djeshme ka realizuar disa takime me qytetarët dhe kanë mbajtur disa tubime. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, para qytetarëve të komunës së Gazi Babës, tha se qeveria aktuale, duke aluduar në LSDM-në, është duke përgatitur skenarë për të manipuluar me vullnetin e qytetarëve. Mickoski tha se Kovaçevski po luan një lojë të rrezikshme dhe ai tha se nuk do të tregonte për këtë nëse siç tha Mickoski, rreziku nuk do të ishte Maqedonia dhe nëse ky komplot që ata po përgatitin nuk do të godiste themelet e shtetit.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE
“Edhe pse populli është i vendosur dhe është e qartë se qeveria po përballet me disfatë, dua të paralajmëroj se e dimë se me kë kemi të bëjm”. Dhe me shpejtësi këto ditë po përgatisin më shumë skenarë me të cilët duan të luajnë me vullnetin e popullit dhe ta zbusin disfatën”.
Ndërkaq, kandidatja për Presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, në fjalimin e saj para banorëve të Gazi Babës, theksoi se është koha që Maqedonia të lirohet nga kjo qeveri jolegjitime”.
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, KANDIDATE PËR PRESIDENTE
“Përse mendoj se është koha që të largohen? Nuk kemi shtet juridik, shtet prosperues! Nuk kemi gjyqësor të pavarur, nuk kemi arsim të mirë, politikë të mirë sociale. Nuk kemi shkencë! Për shkak se më së paku e kemi Evropën, ata flasin vetëm për këtë”.
Ata madje njëzëri deklarojnë se janë të bindur se siç thojnë, ndryshimi do të ndodhë pas 8 majit.
Samir Mustafa /SHENJA/