(VIDEO) Mickoski: Qeveria nuk përzihet në punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

(VIDEO) Mickoski: Qeveria nuk përzihet në punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Qeveria nuk ka kompetenca që të përzihet në punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Kështu iu përgjigj kryeministri, Hristijan Mickoski pyetjes së gazetarëve sipas të cilëve ka pasur reagime në opinion për propozimin e Kuvendit që anëtar i Këshillit Gjyqësor të jetë Alban Kadriu, përshkak se më herët ai kishte qenë këshilltarë në MPB. Përderisa i plotëson kushtet dhe kriteret, u shpreh më tej Mickoski, ata nuk mund të bëjnë asgjë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ai është kandidat që e ka votuar Parlamenti si anëtar të Këshillit Gjyqësor nga radhët e pakicave të më shumë se 20%, respektivisht nga etnia shqiptare. Derisa kandidati i plotëson kushtet në pajtim me Thirrjen Publike dhe të gjitha kriteret në pajtim me ligjin, ne këtu nuk mund të bëjmë asgjë si Qeveri. Në fund ju mbetet deputetëve nëse do ta mbështesin ose do ta kërkojnë ndonjë vendim tjetër. Ky nuk ëshët propozim i Qeverisë, është i Kuvendit”.

Me 8 vota pro, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime vendosi që Kuvendi ta propozoj Alban Kadriun, si anëtar të Këshillit Gjyqësor. Ai ishte propozim i koalicionit VLEN.

Ndërsa për anëtarin tjetër që duhet të propozohet nga presidentja, siç tha Mickoski, referuar deklaratës së presidentes si do të zgjidhet me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor.

Dje, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve dhe Komisioni Legjislativ dhe Ligjor miratuan nevojën për të miratuar propozim ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, i cili përbën bazën për një reformë thelbësore të gjyqësorit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING