(VIDEO) Mickoski: Procesi për shkarkimin e Kocevskit pas zgjedhjeve

(VIDEO) Mickoski: Procesi për shkarkimin e Kocevskit pas zgjedhjeve

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se kufizimet ligjore në periudhën parazgjedhore po e bllokojnë procesin për shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Koceski . Ai sqaroi se për çështjen e Koceskit, momentalisht nuk ka mundësi ligjore të zhvillohen hapa konkretë për shkak të procesit zgjedhor.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Tani, edhe nëse do të donim, nuk mund të ndërmarrim asnjë veprim sepse po hyjmë në procesin e shpalljes së zgjedhjeve. Zgjedhjet me shumë mundësi do të shpallen në fund të javës së ardhshme. Pra, të gjitha proceset e zgjedhjes dhe emërimit për shkak të kufizimeve të ligjit do të ndërpriten. Nga nëntori, ne do të vazhdojmë me procesin, aty ku e lamë. Edhe nëse ai jep dorëheqje, ne përsëri do të hyjmë në një labirinth në të cilin nuk mund të veprojmë për shkak të kufizimeve që kemi”.

Mickosi tha se Koceski vazhdon tu qëndrojë besnik koalicionit të mëparshëm BDI-LSDM sespe siç thotë ai, pikërisht ky koalicion e mbështeti Koceskin gjatë votimit për shkarkimin e tij.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Ju kujtohet që opozita më akuzoi se isha në një lloj koalicioni me Koceskin, se diktoja akuza, se pengoja ndjekjet penale, etj. Brenda pak minutash, e gjithë kjo u demantua se është gënjeshtër. E patë kush e mbështeti atë gjatë votimit për shkarkimin e tij, ishte ish-qeveria, deputetët e BDI-së, të cilët më akuzuan se bashkëpunoja me të, në vendimet e tij etnocentrike me fokus në tragjedinë në Koçan. Atje, e patë se cila është e vërteta, se ai praktikisht është ende besnik ndaj atyre që e mbështetën më parë, dhe ky është koalicioni BDI-LSDM”.

Të hënën deputetët në Kuvend e pranuan dhe votuan interpelancën për Kocevskin. Interpelanca u inicua nga grupi parlamentar i Levicës nën arsyetimin se ai bën ndëryrje në organet e drejtësisë. Për shkak se interpelanca nuk ka efekt ligjor Kocevskit i lihet i vetë të vendosë nëse do të japë dorëheqje ose Qeveria të vazhdojë me procedurën e shkarkimit të tij.

Kocevski ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, por tha se do ti përkushtohet edhe më me zell punës së tij, veçanërisht për disa raste të mëdha që po trajtohen, siç janë “Onkologjia” dhe “Tragjedia në Koçan” për të cilat, siç thotë ai, ka prova shumë të forta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING